Burrel/ Po pinin kafen e mëngjesit, Koçi qëllon Dedjan dhe më pas ia mbath

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.06.2023, 07:57

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Burrel u regjistruan të shtëna me armë zjarri. Shtetasi Bashkim Koçi, dyshohet se pas një konflikti për motive te dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Akil Dedja.

Dy personat në fjalë kanë qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në qytet dhe më pas janë konfliktuar. Debati ka agravuar në përdorimin e armëve. pas ngjarjes, Koçi ia ka mbathur nga vendi i krimit, teksa është shpallur në kërkim nga policia. Kjo e fundit ka shoqëruar rreth 8 persona në komisariat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur motivet e plagosjes.

Njoftimi i policise:

Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit B.K., 38 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit