Butrint Imeri parkon mjetet dhe ulet të hajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 23:32

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ndodhet sonte në Tiranë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se këngëtari bashkë me miqtë e tij janë duke darkuar në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Por para se të uleshin për të ngrënë, këngëtari dhe miqtë e tij kanë parkuar makinat super luksoze në hapësirat publike të kryeqytetit.

Të pashqetësuar për këtë shkelje që kanë kryer, ata kanë lënë makinat në mes të trotuarit dhe kanë shkuar në restorant.

Një shkelje e tillë nuk mund të kalonte pa gjobë për shokët e Butrinitit dhe vetë këngëtarin i cili para pak minutash postoi edhe foto para makinave super luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit