Ishte larguar nga shtëpia të shtunën, trupi i pajetë i shqiptarit gjendet në lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 23:13

Trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar është gjetur në ujërat e lumit PO në Itali.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se viktima quhet Bledar Muça, 38-vjeç dhe me origjinë nga fshati Dushk, Lushnje.

38-vjeçari shqiptar ishte larguar nga shtëpia e tij në Occhiobello të shtunën më 27 Maj dhe gruaja e tij kishte dhënë alarmin në polici.

Prej disa ditësh zjarrfikësit, zhytësit dhe helikopterët u vunë në kërkim të shqiptarit. Trupi i tij u gjet sot pranë urës për Ro Ferrarese.

Ka dyshime se shqiptari është vetëhedhur nga ura, por motivet ende nuk dihen.

Miqtë dhe familjarët e shqiptarit thonë se ai ishte ishte një djalë dhe një baba shumë i mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit