Denoncim/ Në Zall-Herr amerikanët me normë tjetër ushqimi, ne shqiptarët hamë 1 orë pas tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 21:49

Nga data 22 Maj deri më 24 Qershor në territorin e Shqipërisë, 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së do të stërviten bashkë me forcat e armatosura shqiptare.

Edhe në garnizonin “Zall-Herr” janë vendosur disa trupa ushtarakë amerikanë krahas atyre shqiptarë.

Por pavarësisht se ndajnë të njëjtin ambient stërvitje, për ushtarakët shqiptarë nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur vjen puna te ushqimi.

Një ushtarak ka denoncuar në redaksinë tonë diferencimin që iu bëhet kur vjen puna te ushqyerja.

Ai thotë se në sallat e ngrënies edhe sportelet e ushqimit janë të ndara, pasi amerikanët kanë normë tjetër ndërsa shqiptarët normë tjetër.

Ai përmend gjithashtu edhe faktin se amerikanëve iu shërbehet ushqimi një orë para ndërsa shqiptarët duhet të presin një orë.

Denoncimi i ushtarakut shqiptar:

Si jeni mir, Jam ushtarak dhe shikone si shërbehet tek neve ushqimi duke ndarë sportelet e ushqimit sepse ata amerikanët kanë normë tjeter dhe ne normë tjeter atyre ju shërbehet para kurse neve shqipëtareve një orë mbrapa ushqimi për ne skandal shpërndajeni këtë foto se ta morin vesh se akoma diskutohet buka ke ne si ushtarak faleminderit

Ky sporteli bosh ësht i shqiptarëve, ne zall-herr dje është bërë si foto. Bëjeni anonim ju lutem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit