Strehoi gazetarët shqiptarë në lokalin e tij, serbët quajnë tradhtar bashkëkombasin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 21:06

Prej tre ditësh tanimë, situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe me trazira të shumta.

Gjatë këtyre ditëve përfaqësuesit e mediave dhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të këtyre sulmeve nga protestuesit serb.

Disa gazetarë shqiptarë iu kanë shpëtuar sulmeve nga këta protestues, pasi një serb i ka strehuar në lokalin e tij.

Mlladen Perovic nga Zveçani ka hapur dyert e kafenesë së tij për të strehuar gazetarët, por ky gjest është cilësuar tradhti nga bashkëkombasit e tij.

Ai thotë se nuk e di çfarë ka bërë që të quhet tradhtar.

Unë nuk e di se çfarë kam bërë për të qenë tradhtar dhe për t'u vënë në shënjestër. Nuk kam bërë asgjë të padrejtë.

Duke folur për gazetarët në Zveçan, Perovic tha se një numër i madh i mysafirëve kanë kaluar nëpër kafenenë e tij më 29 maj, përfshirë edhe një numër të madh gazetarësh, si shqiptarë, ashtu edhe serbë.

Pesëqind njerëz duhet të kenë kaluar nëpër kafene atë ditë. Të gjithë kanë ardhur për t’u freskuar, për të pirë ujë. As nuk i kam zgjedhur mysafirët, as nuk kam bërë ndonjë gjë që do të ishte e padrejtë.

Ai thotë se kur situata është përshkallëzuar disa persona janë larguar me vrap nga kafeneja. Ai tha se edhe vetë është mënjanuar, nga frika për sigurinë e tij.

Kur situata është stabilizuar, jam kthyer në kafene, i shqetësuar për pronën time private, ku kishte gazetarë, edhe tanët serbë, edhe shqiptarë.

Gjithashtu ai thotë se i ka ndihmuar gazetarēt shqiptarë që të shkojnë në automjetet e tyre. Këta të fundit i kanë dalë në mbrojtje serbit që i ndihmoi në momentin e vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit