Vëllai i Fredi Belerit: S’na e japin Himarën, e duan për ndërtim resortesh

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 31.05.2023, 20:49

"Aman, mos më lini të diskutojë më atë për projekte" – ishte kjo lutja që i bëri kryeministri Rama himariotëve gjatë fushaës elektorale. Fredi Beleri ishte një nga kandidatët që kreu i qeverisë bullizoi me gjeste, mimika e tinguj zanor të dalë nga goja e tij. Rama nuk dha arsye tjetër përveç faktit se Beleri ishte një i paditur që nuk meritonte të drejtonte Himarën dhe se kreu i qeverisë nuk gjente dot pika komunikimi me të.

Mirëpo vëllai i Fredi Belerit, Leonard Beleri, ka dhënë një tjetër arsye se përse u orkestrua sipas tij arrestimi. Një intervistë për televizionin Skai në Greqi, Leonard Beleri, ka akuzuar qeverinë dhe drejtësinë shqiptare se arrestimi i të vëllait është i qëllimshëm. Sipas tij Himara është një tokë e lakmuar nga njerëzit pranë qeverisë për të ndërtuar hotele dhe resorte luksoze.

“E sigurt që çështja kryesore pse nuk lejojnë Fredi Belerin në krye të bashkisë është bregdeti dhe pronat e Himarës. Duan të ndërtojnë resorte të mëdha për njerëzit e tyre prandaj kanë frikë se mos ne e pengojmë këtë gjë”, tha Leonard Beleri.

Në fakt vija brendetare e Jugut, duke nisur nga Palasa e deri në Ksamil është mbushur me investitorë strategjikë. Mijëra hektarë pronë publike po u falen për një euro privatëve, të cilët ngren resorte luksoze për t'u pasuruar edhe më shumë, ndërkohë që shqiptarët nuk kanë marrë ende tapitë e tokave nag procesi i legalizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit