Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, ka të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 20:23

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Botunit, në rrugën Ohër-Kërçovë. Një furgon mallrash është përplasur me një automjet të markës “Volkswagen”. Drejtuesi i furgonit ende nuk është nxjerrë nga automjeti, njoftojnë nga “Makfax”.

Rreth automjetit janë mbledhur disa persona, si dhe një autoambulancë, e cila po ofron ndihmë për pasagjerët.

“Nuk kemi informacion për natyrën e lëndimeve, hetimet nuk kanë filluar. Fillimisht në aksident janë përfshirë dy-tre vetura, siç na kanë thënë nga terreni”, thonë nga SPB Ohër për.

Të dyja automjetet janë hedhur nga rruga.

Nga SPB Ohër thonë se më shumë informacione do të japin në orët në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit