Nga nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 20:27

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”-Shkup njoftoi se nga dita e nesërme (1 qershor) do të filloje ora verore e punës së hapësirave publike të destinuara për parkim, të cilat i menaxhon ndërmarrja.

Nga nesër, orari i punës në zonat A,B,C dhe D do të jetë: nga e hëna deri të shtunën nga ora 07:00 deri në orën 23:00, pra qytetarët do të duhet të paguajnë dy orë më shumë për të përdorur shërbimet e parkimit në vend të orarit të deritanishëm dimëror të punës, që funksiononte deri në orën 21:00.

Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” thekson se shfrytëzuesit e parkingjeve publike dihet të respektojnë ndryshimet, përkatësisht pagesa e parkimit të bëhet në kohën e caktuar, për të shmangur sanksionet e panevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit