Jo vetëm valixhet, Zelanda e Re do të peshojë edhe udhëtarët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 31.05.2023, 19:55

Pasagjerët që do të fluturojnë më "Air New Zealand", përpara se të hipin në aeroplan do të peshohen. Nuk bëhet fjalë vetëm për valixhet e tyre apo çantat e shpinës, por për peshën trupore të çdo udhëtari. Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon që për çdo fluturim të ketë një peshë ekzakte të ngarkesës që avionët e tyre do të kenë gjatë fluturimit.

Qëllimi është i thjeshtë, për të mbledhur të dhëna për shpërndarjen e peshës së aeroplanit. Ky vendim i referohet një anketimi që bëhet për matjen e peshës së pasagjerëve. Një anketim i tillë u bë edhe gjatë vitit 2021 njoftojnë mediat e huaja, teksa duket se kjo po kthehet në një rutinë të përherëshme gjatë fluturimeve.

Ky lajm është pritur me sportivitet nga pasagjerët, të cilët në rrjete sociale shprehen se ky vendim është një arsye për t'u dobësuar, ose një arse që personat e shëndoshë të paguajnë më shumë para për fluturimet e tyre. Ata thonë se është mjaft e sikletshme që të ulen pranë një personi të shëndoshë, pasi hapësira është e kufizuar.

"Mendimi im është që njerëzit e shëndoshë, që varen në ndenjësen tuaj, duhet të paguajnë për 2 vende. Ose të shkojnë të paguajnë për t'u ulur në klasin e parë, sepse kjo është e pakëndshme.
Epo aeroplani mund të fluturojë vetëm me një lloj peshë të caktuar. Nëse peshoj mbi kufirin, duhet të humbas peshë" – ishin disa nga komentet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit