Laert Haxhiu nuk do të ekstradohet në Shqipëri, kontrakton avokatin e Bledar Jambellit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 19:54

Laert Haxhiu i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi pasi akuzohet me masakrën e Lushnjes në 2017, po kërkon t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri.

35-vjeçari mësohet se ka kontraktuar Vurvaqis Jorgos, avokatin grek që shpëtoi nga ekstradimi, Bledar Jambellin vrasësin e ish-kryepolicit të Vlorës, Artan Cuku.

Haxhiu ka përgatitur dhe dorëzuar tek autoritet greke një kërkesë për marrjen e statusit të azilantit politik, pasi thotë se familja e tij përndiqet nga anëtarët e bandës së Aldo Bare.

Laert Haxhiu që u arrestua në Janinë për momentin po mbahet i izoluar në burgun e Koridhalosit. Ai ka zgjedhur si avokat mbrojtës avokatin që mbrojti interesat e Jambellit, i cili fitoi përpalljen gjyqësore me shtetin shqiptar, që kërkonte ekstradimin e tij.

Nëse do shpallet fajtor nga gjykata, Haxhiu rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Ndërkohë një dënim prej 18 vite heqje lirie Laert Haxhiu e ka marë në vitin 2018, për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Xhulio Shkurtit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit