Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile Italisë për të shtrirë tubacionet nëpërmjet detit, për të marrë ujë nga "Syri i Kaltër" në Delvinë, e për ta dërguar në Pulia. Bisedimet kanë përfunduar dhe tashmë pritet vetëm që të nisë faza e punimeve, ndonëse për shumicën prej shqiptarëve ky informacion bëhet i ditur për herë të parë.
Sipas Corriere.it, qeveria italiane do të harxhojë 1 miliard euro për të ujitur tokat bujqësore të Pulias, me ujin nga burimi i "Syrit të Kaltër". Nuk dihet mbi ç'bazë ligjore, konsultim publik apo vendim, qeveria shqiptare a lejuar të kryehn ndërhyrje në një burim i shpallur si monument natyror.
Italia do të shpenzojë 4 vite punë për të ndërtuar këtë kalim të ujit. Qëllimi sipas Corriere.it është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia dhe për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit.
Në çdo vend të botës, parqet kombëtare, parqet natyrore, monumentet natyrore dhe kombëtare, janë një vlerë e paçmueshme për vendin. Mirëpo vetëm në Shqipëri ndodh që të ndërtohen hidrocentrale në Vjosë, t'i merret uji "Syrit të Kaltër", të jepet me koncesion Butrinti dhe të shfrytëzohet çdo gjë që ka falur natyra. Në Shqipëri shumica e turistëve vijë për të parë pikërisht ato që natyra ua ka mohuar vendeve të tjera, por që politikanët shqiptarë po i përdhosin me sukses.