Fëmijët e fshatit Belesovë rrezikojnë jetën në urën pa dërrasa

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 31.05.2023, 18:52

Prej vitesh fshati Belesovë, pjesë e Bashkisë së Kuçovës, është i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Për të shkuar në njësinë administrative Lumas, për në qytetin e Kuçovës, apo për në Berat, banorët e zonës duhet të kalojë disa pjesë të lumit të fshatit. Madje edhe gjatë përditshmërisë së tyre, për të shkuar në tokat bujqësore apo fëmijët për të shkuar në shkollë, duhet të ecin si në mesjetë përmes lumit.

E vetmja zgjidhe për ta është një urë e vjetër me dërrasa, por që nuk është aspak e sigurtë. Në një video dërguar në redaksinë e JOQ, shihet sesi fëmijët rrezikojnë jetën duke kaluar mbi një urë që nuk ka as dërrasa mjaftueshëm për t'u quajtur urë. Bashkia e Kuçovës ka mbajtur me premtime banorët se do t'u ndërtojë ura kalimi të sigurta, por që deri më sot banorët thonë se nuk kanë parë asnjë investim.

"Përshëndetje, kjo është ura e Kreshnik Hajdarit. Fshati Belesovë, komuna Lumas. Sot kam bërë këtë video" – shkruan qytetari për JOQ.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë fushatës elektorale u premtoi, me zërin që i dridhej nga prania e Bledi çuçit, jo një por tre ura banorëve të Belesovës. Premtime të dëgjuara këto edhe herë më parë nga banorët por që deri më tani ata vijojnë të ecin përmes lumit duke rrezikuar jetën çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit