Boksieri shqiptar e goditi me grusht në kokë, 36-vjeçari grek në luftë me jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.05.2023, 18:45

Një boksier shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke pasi është përfshirë në një sherr me një 36-vjeçar grek i cili tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat raportojnë se sherri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elefsinë, kur 36-vjeçari Thanos Adam është konfliktuar me shqiptarin.

36-vjeçari është i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë ndërsa shqiptari është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Boksieri shqiptar i cili është i njohur në zonën e Elefsinës e ka goditur me grusht në kokë 36-vjeçarin dhe e ka lënë të gjakosur në rrugë.

Policia dyshohet se di të dhënat e plota të autorit shqiptar dhe sipas raportimeve është çështje kohe që ai të arrestohet para se të ndodhë një tjetër incident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit