Po peshkonte dhe u fut të lahej në lumë, 22-vjeçari mbytet në lumin Mat

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.05.2023, 17:55

Një i ri është mbytur mesditën e sotme në lumin Mat. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë të ditur se 22-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, mbi lumin Mat.

Sipas informacioneve , 22-vjeçari nga Fushë-Miloti, po peshkonte në lumë. Raportohet se në një moment, ai ka hyrë të lahet dhe nuk ka dalë më.

Është e nevojshme ndërhyrja e polumbarëve, për nxjerrjen e trupit. Forca policore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur "Ura me harqe", shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit