Fatjon Murati në arrati por gjykata i ul dënimin

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 31.05.2023, 18:15

Prej datës 12 mars të këtij viti Fatjon Murati është në arrati, pasi theu masën e sigurisë "arrest shtëpie", fill pas atentatit që iu bë lokalit të tij në Don Bosko. Fatjon Murati ishte nën hetim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të cilën Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar duke e akuzuar vetëm për “moskallëzim krimi”. Ai u arrestua në tetor të vitit të shkuar teksa udhëtonte me Endrit Doklen.

Së fundmi Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Murati, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Një udhër gjykate që ai e theu njëherë dhe tashmë është në kërkim për t'u izoluar sërish në shtëpi pas gjithë veprimtarisë së tij të dyshuar kriminale.

Drejtësia është treguar qesharake më vendimin e saj duke mos marrë parasysh thuerjen e "arrestit të shtëpisë", atentatit ku mbeti e vrarë Mimoza Paja në lokalin e Muratit si dhe shoqërimin e tij më eksponent të mundshëm të grupeve kriminale. Gjtihashtu, Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.

Fation Murati nuk është një qytetar i thjeshtë, por një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. E megjithatë kjo e fundit ka vendosur të tregohet dorëlëshuar me të fortët, ndërkohë që kalbë në burg të rinjtë që kapen me një cigare hashash, apo ata të cilët riparojnë çatinë e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit