Qytetari: DPT më ka gjobitur padrejtësisht me 130 mijë lekë vetëm pse kam ndërruar punë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 17:06

Një denoncim ka mbërritur në redaksi nga një qytetar. Ky i fundit shkruan për JOQ se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka njoftuar përmes disa mesazheve në email se është gjobitur për mosdeklarimin si i dypunësuar.

Qytetari shkruan se kjo është e padrejtë, pasi ai kurrë nuk ka punuar në dy punë njëkohësisht, por vetëm në fillim të muajit maj ka ndryshuar punën për shkak se i mbaroi kontrata. Denoncuesi shkruan se gjobat që i kanë ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë të majme dhe të padrejta. Konkretisht qytetari i detyrohet kësaj Drejtorie shumë prej 130 mijë lekësh, vetëm pse ka ndryshuar punë.

Qytetari:

Pershendetje joq. Me falni per shqetesimin, kam nje probleme dua ta publikoni sepse si puna ime ka me mijera te tjere, dua te jem anonime. Nga drejtoria e tatimeve po vijne gjoba shume individeve per mosdeklarimin diva I dypunesuar, po une nuk kam qene kur I dypunesuar vetem kam ndryshuar pune fillim muajit dhe jo nga qejfi por sepse me mbaroj kontrata gjobat jane te majme mua me ka ardhur nje detyrim prej 130 mije lekesh, vetem sepse paskam ndryshuar pune. Mos eshte krim te punosh kete vend?!Ky email po qarkullon tek shume persona qe vetem punojne dhe jane hallexhinj 90% e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit