Zhvarroset murgesha pas 4 vitesh, trupi i saj nuk është kalbur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 16:34

Një murgeshë është drejt shenjtërimit pasi trupi i saj i zhvarrosur pas 4 vitesh në varr, nuk është kalbur. Pas këtij lajmi, shumë njerëz kanë shkuar në Misuri për ta parë me sytë e tyre trupin e padekompozuar të murgeshës që vdiq para 4 vitesh.

Katolikët i janë drejtuar qytetit të Gower për të parë trupin e Wilhelmina Lancaster, e cila u nda nga jeta në maj të 2019, në moshën 95 vjeçare. Pas kësaj që konsiderohet si mrekulli e Zotit, trupi i Lancaster tashmë do të mbahet në një arkivol xhami që do të vendoset pranë altarit të abacisë.

Kisha në Misuri, do të hetojë rastin e Lancasterit, pasi mos dëmtimi i trupit mund të jetë një shenjë e shenjtërimit, megjithëse nuk është përfundimtare. Kur vdiq, në 2019, trupi i murgeshës nuk u balsamos para varrosjes dhe arkivoli ishte prej druri të thjeshtë, pa një shtresë të jashtme.

“Kur pashë një këmbë krejtësisht të plotë, të paprekur dhe mendova “jo më bënë sytë”, kështu që e pashë edhe një herë më me kujdes trupin”, tha kryemurgesha e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit