Tensionohet sërish situata në veri, sulmohen makinat e policisë së Kosovës në Zveçan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 15:26

Është tensionuar sërish situata në veri të Kosovës. Mësohet se serbët në veri kanë goditur makinat e policisë së Kosovës. Makina po qarkullonte nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës.

Serbët që fshihen pas ngjarjes janë larguar me një mjet. Kujtojmë se prej 3 ditësh, në veri të Kosovës serbët kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit