Von Cramon flet për mundësinë e rishqyrtimit të liberalizimit, “Duhet zgjidhje urgjente”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 14:59

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon ka reaguar për pretendimin e ish-ministrit kosovar, Petrit Selimi se mund të ketë rishqyrtim të vendimit për vizat si dhe atij për fondet e IPA-s pas zhvillimeve në veri.

Ajo thotë se këto informacione po i dëgjon për herë të parë, por që sipas saj, kjo gjë nuk guxon kurrsesi të ndodhë.

Von Cramon thotë se duhet veprim emergjent në këtë situatë për të gjetur një zgjidhje në veri.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun!”, tha ajo në një postim në Twitter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit