Mjeti përplas për vdekje 35-vjeçarin në Kurbin, arratiset nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 14:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbin, te Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik. Në një rrugë rurale, një makinë ka përplasur një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ngjarja ka mbetur viktimë drejtuesi i biçikletës, Anton Curraku, 35-vjeç i cili është marrë nga ambulanca dhe dërguar për në spitalin e Lezhës, por ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes që la pas një viktimë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit