Berisha, Shehu dhe Gora do të kryenin një atentat në Berat, u arratisën përmes pyllit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 14:32

Janë shpallur në kërkim Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora, pasi akuzohen se do të vrisnin një person. Ata ishin nisur për atentat, por pasi morën vesh që po ndiqen nga policia, u arratisën përmes pyllit.

Personat në fjalë dështuan në atentatin që kishin përgatitur, teksa fshehën automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë arratisu përmes zonave të pyllëzuara.

Policisë i kanë shpëtuar 3 personat, teksa ka sekuestruar 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motor, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin në atentat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit