Rama & Veliaj mbyllin faqen kryesore të JOQ

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.05.2023, 16:50

Ashtu siç e paralajmëruam, Pushteti mbylli sot faqen kryesore të JOQ Albania me 2 milionë ndjekës.

Duke qenë se Pushteti i ka kapur të gjitha fraksionet opozitare në Shqipëri, vijon sulmi i padrejtë ndaj të vetmit zë mediatik jashtë kontrollit të tij.

Nuk mund të themi që kjo është pasojë e takimit Rama-Zuckenberg, pasi mendojmë se kemi të bejmë sërish me manipulim dhe keq-përdorim të sistemeve të Facebook nga segmente të Pushtetit.

Këtë herë reportet e panumërta janë drejtuar ndaj lajmit që denonconte rastin tronditës të përdhunimit të një vajze minorene në Shkodër.

Vídeoja për shkak të ndjeshmërisë, nuk u publikua me zërat origiinal dhe figurë, por pamjet bruto ia dërguam Drejtorisë së Policisë Shkodër të cilët kanë nisur hetimin e ngjarjes skandaloze.

E dyshuar për rastin e manipulimit është organizata Faktoje, e cila ka sulmuar disa herë lajmet tona dhe mban sytë mbyllur ndaj keq-qeverisjes së Pushtetit.

Të njëjtën strategji përdorën dhe në mbylljen e Instagramit vitin e kaluar, duke fshirë disa publikime të cilat ishin brenda ligjeve dhe rregullave të Meta.

LEXONI ARTIKULIN E PLOTË: Çifti Rama-Veliaj mbyll instagramin e JOQ Albania (kliko këtu)

Disa nga rastet e fshirjeve të lajmeve të JOQ në Instagram nga armata e Rilindjes:

1. FSHIRJA E NISMËS SË DISA TË RINJVE TË CILËS MBLODHËN PARA NË TIKTOK PËR TË SHPËTUAR JETËN NJË TË RIU TË AKSIDENTUAR

2.FSHIRJA E NJË LAJMI TË POSTUAR NË STORY KU FLITEJ PËR NJË POLIC SHQIPTAR QË KISHTE AKSIDENTUAR PËR VDEKJE NJË 12-VJEÇAR

3. FSHIRJA E LAJMIT PËR PASOJAT E LOJËRAVE ELEKTRONIKE TË FËMIJËT

Kujtojmë që jemi i vetmi zë mediatik i bllokuar pa vendim gjykate, me shantazhe të fshehta e publike, i vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, i hetuar nga Drejtoria e Anti-Terrorit, i vënë nën përgjim nga SHISH, me mbi 300 kallëzime penale në Prokurorinë e Tiranës, etj.

Ne e dimë që rruga të cilën kemi vendosur të ndjekim, do ketë pengesa dhe këto i kemi parashikuar. Ne do vijojmë qëndresën tonë me besimin tek Zoti dhe tek e Drejta Hyjnore.

Deri në sqarimin e situatës, ju ftojmë të na ndiqni në faqet tona në Facebook: JOQ News, JOQ Videos, JOQ Kosova, JOQ Macedonia, JOQ Sport, etj.

Ju faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit