Një vit nga incidenti dhe Fico nuk ka marrë masa/ Ashensori i QSUT sërish me probleme, njerëzit bllokohen brenda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 13:21

Fiks një vit më parë, në datën 16 maj 2022 në spitalin “Nënë Tereza” ndodhi një incident i rëndë. Një nga ashensorët e spitalit u shkëput dhe për pasojë u lëndua një pacient dhe një infermiere. Pas disa kohësh ajo histori u harrua dhe qeveria vazhdon të bëjë propagandë më sistemin e Shëndetësisë.

Ndërkohë, ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ ka ardhur një denoncim që tregon një tjetër incident për ashensorin tek QSUT. Denoncuesja shkruan se një nga ashensorët nuk punonte fare. Ndërsa tjetri ishte bllokuar prej më shumë se 30 minutash dhe brenda ishte plotë me njerëz, përfshirë infermierë dhe pacientë.

“Tek po prisja për të marr ashensorin tek spitali ngjitur me urgjencën për te shkuat në kat të 3 tek reumatologjia njeri ashensor kishte ngelur, brenda kishte njerëz. Tjetri nuk po punonte. njerëzit u detyruan të marrin shkallet e spitalit. Ashensori në krah te majte ishte plotë me njerëz te bllokuar gjysmë ore në të”, shkruan denoncuesja.

Ndërkohë edhe në dy videot më poshtë shohim se si infermierët dhe pacientë afrohen të marrin ashensorin por ai nuk hapet sepse është bllokuar. Ndërsa, në videon tjetër tregohet qartë që atë marrin shkallët për t’u ngjitur në katet më sipër.

Sakaq, sikur cekëm pak më lartë ky është rast që përsëritet. Dhe na tregon që drejtoresha e QSUT Albana Fico nuk e ka vënë ujin në zjarr, pas atij incidenti vitin e shkuar, ku u rrezikua jeta e disa personave.

Madje këto situata për të cila duhet ngritur alarmi sepse behet fjalë për jetë njerëzish, na tregojnë që Fico dhe ISHMT nuk kanë marrë asnjë masë ndaj përgjegjësit për mirëmbajtjen e ashensorëve Ardian Sulollari.

Kujtojmë se në dhjetor të viti 2021 Sulollari ka përfituar 99 milionë lekë nga QSUT për tenderin me objekt “Riparim-mirëmbajtje e Ashensorëve të QSUNT”, për 24 muaj. Por, në fakt deri më tani ka rrezikuar jetën e qytetarëve që shkojnë ën spital për t’u shëruar.

Duke qenë rast që përsëritet dhe askush nuk ka vepruar, i bëjmë thirrje instancave përkatëse të marrin sa më shpejt masa, para se kjo papërgjegjshmëri të kthehet në tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit