Skenografi, drejtor i ri i Cirkut Kombëtar bën ushtrime akrobatike, thyen shpatullën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 13:47

Një incident ka ndodhur te Cirku Kombëtar. Drejtori i ri, që është edhe skenograf, ka tentuar të bëjë ushtrime akrobatike, por i kanë kushtuar shumë.

Themi këtë pasi, drejtori Klajdi Ymeri pasi ka bërë akrobaci, është lënduar duke thyer shpatullën. Pas kësaj, Ymeri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas qytetarit që ka siguruar videon e momentit të incidentit, Ymeri nuk ka lidhje me akrobacinë, por është skenograf.

Qytetari:

Prsh jeta osh qejf. Mesa duket drejtorit te ri te Cirkut Kombetare Klaidi Ymeri ushtrimet e akrobateve i duken te thjeshta keshtu ka tenduar te kryej nje ushtrim dhe ka ren duke thyer shpatullen ku eshte derguar ne spital urgjent. Theksojm qe drejtori nuk ka lidhje me akrobacine por eshte skenograf.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit