Tensionet në veri/ Protestës në Zveçan i bashkohen edhe ‘bluzat e bardha’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 12:57

Protestës në Zveça i janë bashkuar edhe punonjësit e 'KBC Kosovska' Mitrovica. Me bluza të bardha dhe flamurin serb, punonjësit i janë bashkuar protestës që ka krijuar trazira dhe tensione në veri të Kosovës.

Ndër protestuesit, është vënë re prezenca e krerëve të Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë, ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit