“Këputi” 1.2 milionë euro nga paratë e popullit, lirohet pas vetëm 5 muajsh Arlind Gjokutaj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.05.2023, 12:27

Në janar të këtij viti mori dhenë arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një hetimi të hapur ndaj Ilir Thanës, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Gjithsesi, sot pas rreth 5 muajsh, Gjokutaj është liruar, duke lënë edhe “arrestin e shtëpisë” dhe qëndruar vetëm me masën arrest shtëpie. Me pak fjalë, nëse vidhni hapur 1.2 milionë euro në buxhetin e shtetit, ju shpëtoni vetëm me pak javë burg dhe pak muaj arrest shtëpie.

Me siguri të gjithë do të thoshin se ja vlen. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Masa e tij "arrest në shtëpi" është zbutur në "detyrim për paraqitje".

Pas arrestimit Gjokutaj u la në "arrest në burg", seancë e zhvilluar në spital, ku shkoi për shkak të probleme shëndetësore. Më vonë Apeli i Tiranës i ndryshoi masën në "arrest shtëpie". Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit