Gruaja konsumon çokollatë me marihuanë, përjeton halucinacione të forta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 12:30

Një grua 44-vjeçare nga Giussano, Monza, Itali përfundoi në gjendje të rëndë në spital. Ajo kishte konsumuar një çokollatë të mbushur me marihuanë që e kishte përgatitur vetë në shtëpinë e saj.

Mjekët dhe karabinierët i shkuan në shtëpi, pasi nëna e saj e moshuar u bë merak për vajzën. 44-vjeçarja u gjet në dysheme, me dhimbje të forta dhe me halucinacione.

Gruaja e përfshirë në trafikun e drogës është shtruar urgjentisht në spital. Ajo deklaroi se kishte ngrënë një copë çokollatë të madhe dhe më pas nuk është ndjerë mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit