Prej 5 muajsh pa rroga/ Punonjësit bllokojnë dyert e inceneratorit të Fierit: Do pengojmë procesin e punës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 12:04

Punonjësit e Inceneratorit të Fierit kanë dalë sot sërish në protestë dhe kërkojnë pagat e tyre. Mësohet se 20 punonjës kanë bllokuar dyert e inceneratorit të Fierit, pasi prej pesë muajsh janë pa rroga. Ata kërkojnë pagat e prapambetura, në të kundërt paralajmërojnë se do të bllokojnë punën e inceneratorit.

Punonjësit që po protestojnë kanë pezulluar totalisht punën ,duke bllokuar portën hyrëse të inceneratorit. Ndërkohë kanë bërë me dije se kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit