Regjistrohet tërmet në Ohër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 11:25

Një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në Ohër.

Nga observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup bëjnë të ditur se tërmeti ka ndodhur në orën 10:14 minuta.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe me intensitet III gradë nga popullata e Resnjës, Strugës dhe Vevçanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit