E rëndë/ Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 10:37

Familja Malolli në Korçë është përballur me dy tragjedi të një pas njëshme. Kujtojmë se dy ditë më parë pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli. Ndërsa familjarët po përcillni viktimën për në banesë e fundit, vjehrra e saj ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën.

Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rrugës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia mbi normat e lejuara nga mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit