Trafiku në Tiranë është i çmendur, por Shqipëria vijon të jetë vendi me më pak makina në Europë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 31.05.2023, 10:35

Trafiku i Tiranës është i tmerrshëm edhe për dikë që vjen nga vendet evropiane, por sërish shqiptarët kanë mesataren më të ulët në Europë të makinave. Eurostat ka publikuar një krahasim të të gjithë kontinentit, me të dhëna që i përkasin vitit 2021.

Në atë vit në Shqipëri kishte 210 autovetura për 1000 banorë, nga 190, që ishte treguesi vitin e mëparshëm. Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, ne mbetemi vendi i fundit për numrin e autoveturave në raport me Popullsinë në Europë. Në këtë renditje nuk përfshihen, Kosova, Turqia dhe Bosnja, pasi për këto vende mungojnë të dhënat.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 231 mjete, ndërsa rekordin në rajon e mban Serbia, me 325 autovetura për 1000 banorë. Banorët e rajonit disponojnë shumë më pak automjete personale në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.

Në shtetet e BE-së treguesi nis nga 400 eurovetura. Mesatarja e Bashkimit Europian është 570 autovetura për një mijë banorë. Vendi me mesataren më të lartë të makinave në Europë është Lihteshtejni me 777 makina për çdo 1000 banorë.

Ndërkohë, sa i përket trafikut të kryeqytetit, arsyeja kryesore është përqendrimi i popullsisë në Tiranë, por edhe gjithë sistemit rrugor, që nuk është planifikuar për të shmangur këtë element, që ndikon direkt në jetën e njerëzve. Më pak fjalë, Tirana është një qytet i ndërtuar pa një plan paraprak dhe si pasojë nuk ka rrugë alternative mjaftueshëm.

Grafikë e marrë nga Monitor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit