Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 10:39

Al Pacino, 82 vjeç, do të bëhet baba për herë të katërt. Aktori i “Godfather” dhe e dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, do të bëhen prindër. Noor është shtatzënë në muajin e tetë, teksa lajmin e konfirmuan përfaqësuesit e tij për mediat e huaja.

Aktori ka edhe vajzën Julie, 33 vjeç, me Jan Tarrant, si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D'Angelo. Fëmija i tij i katërt që po vjen në jetë, duket të jetë fëmija i parë i Alfallah. Pacino dhe Alfallah u panë për herët të parë në një darkë romantike në prill 2022.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar shumë të pasur… Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me turmën e pasur të avionëve dhe vjen nga një familje me para”, shkruajnë mediat.

Para lidhjes së saj me Pacinon, Alfallah ishte e lidhur me Mick Jagger, me të cilin u takua kur rockeri ishte 74 vjeç dhe ajo ishte vetëm 22 vjeç, si dhe me miliarderin Nicolas Berggruen, 60 vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit