Punonjësit e Veliajt shkelin ligjin/ Studentja: Dikush kishte marrë abonenë në emrin tim

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 10:18

Bashkia Tiranë është mburrur me shpërndarjen e aboneve për studentët, pasi ata i përfitojnë falas. Vazhdimisht bashkia thekson rregullat që duhet të respektojnë studentët për të marrë abonenë, por vetë stafi i saj dhe personat që merren me këtë shërbim nuk zbatojnë rregullat. Një studente ka denoncuar pranë JOQ Albania se në një pikë ku shiten abonetë, ajo nuk ka mundur të marrrë të sajën. Për shkak se dikush tjetër kishte marrë abone në emër të saj.

Përshëndetje! Si kaloni? Ju kërkoj ndjese për shqetësimin, por doja te ndaja problemin tim me ju! Jam studente dhe me kartën e studentit sot shkova tek një pike për te marre abonene e muajit dhe rezultoi qe aboneja ishte marre ditën e djeshme ne emrin tim nga një person tjetër. Nqs keni mundësi dua ndihmën tuaj! Faleminderit paraprakisht”, shkruan studentja.

Por, si arriti dikush të marrë këtë abone dhe si kjo pikë shitje e dha abonenë, kur sipas ligjit çdo person duhet të paraqitet me kartë identiteti dhe kartë studenti që të përfitojë abonenë.

Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Bashkia bën me dije se pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton”, njoftoi Bashkia Tiranë në vitin 2021.

Sikur e shohim në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje ligji dhe për këtë duhet të veprojë Erion Veliaj, pasi vartësit nuk po i zbatojnë urdhrat e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit