Grabitet banesa e 37-vjeçarit në Lushnje: Hynë në shtëpi, më kërcënuan me armë dhe morën paratë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 10:00

Është grabitur gjatë natës banesa e një 37-vjeçari në Lushnje. Pronari, shtetasi me iniciale A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje ka denoncuar në polici se disa persona i hynë në shtëpi, duke e kërcënuar me armë dhe duke i marrë paratë. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit