Provokojnë serbët në Zveçan, sjellin një flamur 250 metra të gjatë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2023, 09:40

Një numër i madh serbësh janë mbledhur sot para objektit të komunës në Zveçan.

Ata janë pozicionuar përballë forcave të KFOR-it, të cilët po kujdesen për sigurinë, e në kuadër të saj kanë vendosur edhe tela me gjemba.

Provokimi i radhës nga serbët ishte vendosja e një flamuri gjigant të Serbisë në turmën e protestuesve.

Siç raportojnë mediat lokale, ky flamur është 250 metra i gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit