Tensionet në veri të Kosovës/ DASH: Palët të ulin tensionet urgjentisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2023, 09:16

Prej katër ditësh në Kosovën e riut ka përplasje të forta mes protestuesve serb dhe efektivëve të policisë. Ndërsa situata po degradon, SHBA ka kërkuar që palët të tërhiqen. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërsa u bën thirrje që të ulin urgjentisht tensionin e krijuar në veri.

“Kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative, jashtë ndërtesave komunale, dhe t’i tërheqin forcat policore prej atje.

Presidenti i Serbisë dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve t që të ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të ndalin dhunën”, tha Blinken në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit