Macja mbipeshë bie nga 27 metra lartësi, shpëton mrekullisht

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 09:23

Një mace mbipeshë është rrëzuar nga një lartësi prej 27 metra nga një ballkon në Bangkok. Për fat të mirë macja shpëtoi vetëm me disa gërvishtje edhe pse u përplas me pjesën e pasme të një makine të parkuar.

Macja Shi Fu, po ecte në ballkonin e pronares së saj kur aksidentalisht ka rrëshqitur dhe u rrëzua nga kati i gjashtë i një ndërtese në qytetin tajlandez më 27 maj. Pronarja e maces, tha se ndihet fajtore që nuk mbylli derën e ballkonit të shtëpisë së saj, teksa me lot në sy tregoi gjendjen e maces.

Shi Fu, u dërgua te veterineri dhe rezultoi se kishte vetëm disa lëndime të lehta, ndërsa ka dëmtime në kthetra dhe hundë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit