Protestat në veri të Kosovës/ KFOR shton masat, vendos rrethim me tela me gjemba

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 08:24

Që në orën 07:00 të mëngjesit, para ndërtesës së Komunës së Zveçanit janë mbledhur një numër i madh i serbëve.

Për këtë shkak, KFOR ka përforcuar masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur tela me gjemba njëra pas tjetrës.

Teksa protestuesit serbë po protestojnë, ndërtesa e Komunës, është rrethuar me tela me gjemba dhe nga pjesëtarët e KFOR me armë e tyre.

Protestës këtë mëngjes i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Igor Simiç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit