Cigaret elektronike te të miturit, Mbretëria e Bashkuar e vendosur t’i japë fund

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.05.2023, 07:37

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur t’i japë fund përdorimit të cigareve elektronike, VAPE, nga të miturit. Për shkak të rritjes së numrit të të miturve që eksperimentojnë me cigaret elektronike, qeveria ka si synim të mbyllë dyqanet në Angli që ofrojnë mostra falas të VAPE për fëmijët.

Qeveria britanike do të bëjë një rishikim gjithëpërfshirës të rregulloreve që lidhen me shitjen cigareve elektronike për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Ndër të tjera do të ketë gjithashtu një rivlerësim të rregulloreve që lidhen me gjobat e vendosura ndaj dyqaneve që u shesin ilegalisht cigare elektronike fëmijëve.

Masat janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të ndaluar tendencën shqetësuese të përdorimit të cigareve elektronike te të miturit dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga efektet e dëmshme të mundshme të VAPE-s.

“Jam thellësisht i shqetësuar për rritjen e fëmijëve që përdorin cigare elektronike dhe jam i tronditur nga rritja e numrit të VAPE-s që futen ilegalisht në shkolla”, tha kryeministri Rishi Sunak në një deklaratë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit