NATO e shqetësuar me situatën, nis trupa shtesë për në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 16:04

Misioni i NATO-së është shprehur shumë i shqetësuar lidhur me situatën në pjesën veriore të Kosovës. Për këtë NATO ka marrë vendim që të nis trupa shtesë për në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Twitter. Gjatë ditës së djeshme është raportuar për disa pjesëtar të KFOR-it të lënduar në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu sot është bërë e ditur se Serbët lokalë protestues nuk pritet të largohen nga rruga deri në plotësimin e kushteve.

Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se ende nuk kanë arritur marrëveshje me forcat e rendit dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë te ndërtesa e Komunës së Leposaviqit, deri në plotësimin e tyre.

Ata po kërkojnë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe kryetari i ri të largohen nga objekti i Komunës.

Pak minuta më parë Ushtarë amerikanë të KFOR-it janë parë duke lëvizur në këto momente në qytetin e Leposaviqit.

Forca të shtuara të KFOR-it janë parë para disa minutash duke hyrë drejt ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.

Edhe ish-kryetari i Zveçanit Sergjan Milosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.

“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.

Ai ftoi edhe qytetarët që nesër në orën 7:00 të vijnë në të njëjtin vend, por në numër sa më të madh, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.

“Ne do të jemi këtu çdo ditë derisa situata të kthehet në mëngjesin e së premtes”, tha Milosavleviq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit