Sela për daljen e Abdylfetah Alimit nga burgu: Ndjej çlirim dhe rehati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 15:39

Ziadin Sela pas lirimit të Abdylfeta Alimit nga burgu tha se ndjen çlirim dhe se gjithë ato 6 vjet ka qenë i robëruar bashkë me Alimin nga padrejtësia që i është bërë.

Sela tha se ndjehet krenar që Alimi nuk u përul kurrë pa marrë parasysh sfidave.

“Unë ka kohë që më është shtuar një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, prej datës 27 prill. Sot ndihem ashtu siç do të ndihej një familjar, ashtu siç do të ndihej një njeri i cili i ka borxh jetën një njeriu tjetër. Ndjehem i lirë po aq sa Fetahu, ashtu siç jam ndjerë jashtë mureve të këtij burgu, i robëruar bashkë me Fetahun. Ndjej një çlirim dhe rehati, ndjehem edhe krenar me me pamposhtërsinë, vendosmërinë dhe ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Sela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit