Video/ Digjet flamuri i Serbisë në Graçanicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 14:29

Në një video të publikuar në rrjetin social në Tik-Tok shihet një person që djegë flamurin e shtetit të Serbisë.

Sipas informatave, flamuri i shtetit serb ka qenë i vendosur afër statujës së Car Lasarit në rrugën në drejtim të komunës së Gjilanit.

Në momentin që personi i vë flakën flamurit, në sfond dëgjohet kënga e këngëtarit Mehedi Përgjegjaj i njohur shkurt si Meda.

“Janë çu në këmbë burrat e dheut si në kohë të Skënderbeut, më ja kthye pushkën dushmanit me i dalë zot vatanit. Moj Kosovë jo nuk mposhtesh kurrë, bac Ademin, bacën Hamëz t’i mi ke në flamur”, thuhet në këngë.

Ndryshe, edhe sot serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre tri komunave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit