Gazetarët e mediave të ndryshme janë sulmuar sot nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.
Kështu, veturat e ekipeve të gazetarëve nga Shqipëria, nga A2 CNN dhe Panorama Tv u janë thyer xhamat.
Në lidhje me sulmin ndaj ekipit të A2 CNN në Leposaviq gazetari Jul Kasapi, ka thënë se ishin disa të rinj të maskuar.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se në një transmetim direkt, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.
Poashtu bëhet e ditur se ky asociacion ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.