Çudia nga Holanda, tifozët paguajnë striptisten të hyjë në fushë për të hutuar kundërshtarët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.05.2023, 13:07

Ka edhe kështu. Tifozët e një ekipi në kategorinë e tretë në Holandë kanë punësuar një striptiste që të hyjë në fushë për të shpërqendruar kundërshtarët. Tfozët e Reinsbergs e shfrenuan fantazinë për të penguar kundërshtarin që të fitojë, me një lëvizje tejet të pazakontë.

Në një ndeshje kundër kryesuesve të kategorisë së tretë, AFC Amsterdam, ata paguan një striptiste për të hyrë në fushë dhe për të tunduar lojtarët kundërshtarë.

Ndërkohë që Reinsbergs po humbte me shifrat 1-0, vajza hyri në fushë e zhveshur në minutën e 20-të dhe vrapoi drejt lojtarëve të AFC Amsterdam, madje duke shkuar dhe kërcyer tek njëri prej tyre, qendërmbrojtësi Joel Thielema.

Ai e refuzoi striptisten, jo se nuk donte, por sepse e dashura e tij po e shihte nga shkallët e stadiumit. Striptistja e njohur si “Striptease Foxy” kishte veshur vetëm çorape të gjata dhe këpucë teksa mbante në duar një pankartë.

“Unë mendoj se ajo donte që unë t'i prekja të pasmet. Por mendova: 'Mos lejo që kjo të ndodhë, përndryshe do të keni një ‘luftë’ në shtëpi. Më dukej bukur të jem i sinqertë”, tha Thielema pas ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit