Serbët pretendojnë se kanë arritur marrëveshje me KFOR-in: Specialët do të tërhiqen deri në orën 15:00

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:55

Serbët po pretendojnë se ka një marrëveshje dhe se katër të arrestuarit gjatë ditës së djeshme pritet të lirohen sot deri në ora 15:00.

Në të njëjtën kohë, deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e komunës, sipas tyre.

Kështu po pretendon Dragan Nedeljkoviq, anëtar i të ashtuquajturit Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit.

Ai thekson se ky është rezultat i negociatave të mbrëmshme me komandantin e KFOR-it, i cili, thotë ai, ua ka dhënë këto garanci, por ende nuk ka informacion nëse kjo është përmbushur.

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka pohuar se janë arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin ndaj KFOR-it dhe vetë policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit