Kompania izraelite: Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:43

Kompania izraelite "Terror Alarm", në një postim në rrjetin social, Facebook, mbrëmjen e së hënës ka thënë se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

Kompania që ka lëshuar këtë njoftim është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017, raporton KP.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

Postimi në llogarinë e Twitter-it, “Terror Alarm” erdhi pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit