Stërvitje e MPB Maqedoni dhe Ambasadës së SHBA-ve, do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:23

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Ambasadën e SHBA-së sot me fillim në orën 08:00 do të realizoj stërvitje, me ç’rast Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SBP Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

E mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Samoilova” nga rruga “Lazar Liçenovski” (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rr. “Prohor Pçinski” dhe rr. “Samoilova” dhe rr. “Lazar Liçenoski” në shtrirjen nga ndërtesa e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” deri te Ambasada Amerikane në Shkup. Nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim edhe bul. “Nikola Karev” në shtrirjen nga rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” deri në Rrugën “8 Shtatori”, si dhe në rr. “Brigada Maqedonase-Kosovare” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri në kryqëzimin me Bul. “Nikolla Karev” në Shkup.

SPB Shkup apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit