Tensionet në veri të Kosovës/ 30 ushtarë të lënduar, KFOR: Palët të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 10:22

Qytetarët serbë vazhdojnë sot për të dytën ditë radhazi protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Situata është përkeqësuar dhe ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

KFOR ka reaguar në lidhje me këtë çështje dhe njofton se janë plagosu 30 ushtarë. Bëhet fjalë për 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta, si thyerje dhe djegie.

KFOR shprehet se të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë për situatën e krijuar.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme.” “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive”, thuhet në reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit