Pendarovski: Nuk po mendoj për mandat të dytë për president

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 18:37

Opinioni në Maqedoni ka mundësinë të ndjekë sjelljen time çdo ditë. Ai e di se në disa raste për projekte të rëndësishme kam pasur mendime të kundërta nga Qeveria apo nga partitë që më kanë përkrahur në vitin 2014 dhe 2019. Asnjëherë nuk kam llogaritur me përkrahje, tha presidenti Stevo Pendarovski në përgjigje e pyetjes së gazetarëve nëse me nënshkrimin e ligjeve për “Bechtel dhe Enka” ai pret të marrë mbështetje nga LSDM dhe BDI për mandatin e dytë për president.

Sipas tij, këto janë analiza për fëmijë dhe ai asnjëherë nuk ka folur kështu.

“Nëse është diçka në favor të qytetarëve, unë e firmos, nëse është në kundërshtim me interesat e tyre, kushdo që të dalë, askush nuk mund të ndikojë tek unë. E kam dëshmuar në shumë raste se mendoj me kokën time. Për momentin nuk jam duke menduar për mandat të ri”, tha Pendarovski.

“Nëse ke frikë nga diçka në jetë, nuk përfshihesh në diçka, jo vetëm në politikë. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim te vetja. Nëse vetë ndihesh gati, nuk ka frikë që mund të të bëjë të rrish në shtëpi dhe të shikosh televizor”, theksoi Presidenti i pyetur nëse ka frikë se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mund të mbështetet nga qeveria si kandidat për presidentin e zgjedhjeve të ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit