Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2023, 15:40

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë. Arsye e vizitës së tij është vizita që ai do të realizojë tek nëna e tij e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 është në Kosovë.

Sipas fotove shihen forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku siç mësohet Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit